Humb jetën në dush, dyshohet kontakt me rrymën

Kronikë e zezë

Humb jetën në dush, dyshohet kontakt me rrymën

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Një shtetase 40-vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës, teksa kishte hyrë për t’u larë në banesën e saj, ku jetonte e vetme.

Trupi i shkrumbuar i 40-vjeçares B.B. është gjetur të shtunën në orën 22:10.

Nga hetimet paraprake rezulton se dera e banesës ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda, ndërsa automati i apartamentit u gjet i stakuar.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore dyshohet se vdekja e saj mund të jetë shkaktuar si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike, gjatë bërjes së dushit.

Gjithsesi, grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat