Polica e Kosovës jep detaje për vrasjen mes vëllezërve në Lipjani

Kronikë e zezë

Polica e Kosovës jep detaje për vrasjen mes vëllezërve në Lipjani

Nga: Bota Sot Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:05
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Terbovc, të Lipjanit rreth orës 13:05 ka ndodhur një vrasje.

Në raportin e Policisë thuhet se në rrethana ende të panjohura, me armë zjarri-pistoletë ka vrarë vëllain e tij, i cili gjendet në arrati.

“ I dyshuari mashkull K/Shqiptar, në rrethana ende të panjohura, me armë zjarri-pistoletë ka vrarë vëllain e tij, viktimën mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor . Si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës.

Po ashtu, thuhet se njësit policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat