I dyshuari për vrasjen e të vëllait në Lipjan ende në arrati - Bota Sot
I dyshuari për vrasjen e të vëllait në Lipjan ende në arrati

Kronikë e zezë

E premte, 17 gusht 2018

I dyshuari për vrasjen e të vëllait në Lipjan ende në arrati

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Dy ditë më parë, në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit një person 54 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllai i tij.

Pas kryerjes së veprës i dyshuari, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha tha për kallxo.com se i dyshuari ende nuk është gjetur dhe se i njëjti gjendet në arrati.

“Më herët patëm një takim me ata të cilët janë duke zhvilluar hetimet dhe me prokuroren e rastit. Deri më tani ende nuk ka asnjë të re në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarit. Ne i kemi kryer procedurat tona të cilat na përkasin, i dyshuari ende është në arrati”, tha Berisha.

I dyshuari 58 vjeçar, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë vëllain e tij 54 vjeçar me inicialet M. G..

I dyshuari, 58 vjeçari sipas prokurorisë jeton në Francë dhe ka pasaportë zvicerane.

Prokuroria ka kontaktuar edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që personit të dyshuar t`i ndalohet fluturimi në vende të tjera.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test