60-vjeçari nga Laçi i shpëton mrekullisht breshërisë së kallashit

Kronikë e zezë

60-vjeçari nga Laçi i shpëton mrekullisht breshërisë së kallashit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Laçit, por për fat pa të lënduar.

Gjovalin Zyma, 60 vjeç, u sulmua me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.

Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi. 

Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Ai u mbrojt brenda automjetit tip fuoristradë.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi dhe autori është larguar me shpejtës. 

Vetë shenjestra e këtij atentati është marrë në pyetje nga policia, por ende nuk detaje për atë çfarë ai ka deklaruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat