Dhunuan bashkëshortet, dy të arrestuar në Berat

Kronikë e zezë

Dhunuan bashkëshortet, dy të arrestuar në Berat

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:04
Ilustrim

Dhuna në familje mbetet ende shqetësim në shoqërinë shqiptare. Vetëm ditën e djeshme dy burra janë vënë në pranga nga policia e beratit pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre.

Sipas policisë së këtij qyteti, Shpëtim K., 41 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, F. K., 39 vjeçe. Për të njëjtën arsye është vënë në pranga edhe Fatmir M., 50 vjeç pasi ka dhunuar në mënyrë të përsëritur bashkëshorten e tij R. M., 47 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat