Paguajnë me para fals, arrestohen

Kronikë e zezë

Paguajnë me para fals, arrestohen

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:22
Ilustrim

Policia ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit në një lokal në Sllatinë të Fushë Kosovës kanë bërë pagesën dy herë me nga 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat