Vrau fajdexhiun! Gjykata e Krujës vendos arrest me burg për Hysni Ramën - Bota Sot
Vrau fajdexhiun! Gjykata e Krujës vendos arrest me burg për Hysni Ramën

Kronikë e zezë

E mërkurë, 24 tetor 2018

Vrau fajdexhiun! Gjykata e Krujës vendos arrest me burg për Hysni Ramën

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:21
Kejsi Hysa

Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për Hysni Ramën, pronarin e një mobilerie që akuzohet se vrau 34 vjecarin nga Laçi, Kejsi Hysa. Para gjykatës, i akuzuari nuk pranoi të flasë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se e kishte vrarë Hysën për shkak të një shume të madhe parash që i kishte marrë borxh në formën e fajdes!

Gjykata e Krujës la në burg Hysni Ramën, autorin e dyshuar të vrasjes së 34 vjecarit nga Laçi, Kejsi Hysa.

Në seancën për masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kishte pranuar vrasjen e Hysës për një sasi parash që i kishte borxh.

Ka dyshime se Hysa i kishte huazuar me fajde një sasi të madhe parash, Hysni Ramajt, i cili rezulton pronar i një mobilerie.

E vrara para se të na vriste deklaroi ai gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit mbi baza të provave shkencore.

Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve, deri më 5 Korrik, kur Hysa doli më.

34 vjecari u vra me një plumb në kokë, ndërsa u gjet 9 ditë pasi ishte denoncuar i zhdukur i  groposur në  afërsi të fshatit Shelqet të Krujës.

Për ngjarjen është në kërkim edhe një bashkëpunëtor i Hysni Ramës.

Policia kishte tre vjet e që kishte shpallur në kërkim Kejsi Hysën, pasi akuzohej si i përfshirë në një vrasjen e Edmond Theodhorit, ngjarje e ndodhur në Sarandë në korrik të 2015-ës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test