Sekuestrohen 112 kg drogë në Janinë - Bota Sot
Sekuestrohen 112 kg drogë në Janinë

Kronikë e zezë

E mërkurë, 15 gusht 2018

Sekuestrohen 112 kg drogë në Janinë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, i kapur me 112 kilogramë kanabis sativa.

Astrit Gjoni, 36 vjeç me origjinë nga Puka dhe banim në Gjirokastër, u arrestua këtë të martë.

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor Janinë-Kozan, pranë vendit të quajtur “Metamorfosi”.

Gjoni u kap duke transportuar lëndën narkotike drejt Janinës, të cilën dyshohet se e kishte futur në shtetin grek, përmes kufirit jeshil.

Lënda narkotike u zbulua në një makinë me targa greke, të drejtuar nga shqiptari.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që po punohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test