Aksident në Korçë, plagoset efektivja

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, plagoset efektivja

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:40
Pamje nga aksidenti

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fashatit Plasë.

Në aksident  janë përfshirë dy automjete nga përplasja e tyre është përfshirë dhe automjeti I policisë rrugore I cili ka dalë jasht rruge.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Volkswagen si dhe punonjësja e policisë.

Njoftimi i plotë 

“Më datë 18.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMË” me targa të huaja HBA3137,” shkruan policia.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës. Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat