Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Zvërnec, humb jetën 46-vjeçari

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 16:40 në fshatin Zvërnec të Divjakës.

Mësohet se një 46-vjeçar me inicialet K.T., banues në fshatin Kashtëbardhë, ka humbur jetën ndërsa drejtonte mjetin tip “Yinxiang”.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat