U lëndua në vendin e punës, vdes një person në Prizren - Bota Sot
U lëndua në vendin e punës, vdes një person në Prizren

Kronikë e zezë

E mërkurë, 15 gusht 2018

U lëndua në vendin e punës, vdes një person në Prizren

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prizren, sipas Policisë së Kosovës. Dyshohet se viktima u lëndua në vendin e tij të punës.

Konkretisht në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dje rreth orës 15:00, sipas policisë viktima mashkull K/Shqiptar, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës. Policia nuk ka dhënë detaje se ç’far pune ka bërë viktima, por ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK.

“Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test