Vjedhje në një shtëpi në Gjilan

Kronikë e zezë

Vjedhje në një shtëpi në Gjilan

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e axhës së tij në Gjilan nga ku kanë vjedhur pajisje elektronike, stoli ari dhe veshmbathje.

Sipas Policisë njësiti i hetuesisë, ka lokalizuar dhe identifikuar e më pas edhe ka   arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull.

Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia  e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur  dhe  konfiskuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat