Rrëzohet nga kati i parë, vdes një person në Deçan

Kronikë e zezë

Rrëzohet nga kati i parë, vdes një person në Deçan

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Një person nga fshati Pobërgjë e Deçanit derisa po punonte në një shtëpi është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima  është dërguar në spitalin rajonal të  Pejës,  aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. 

Rastit iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i lirohet familjarëve  për ceremoni mortore. 

Rastit po hetohet nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat