Humb jetën një tjetër pushues, kësaj here në plazhin e Dhërmiut

Kronikë e zezë

Humb jetën një tjetër pushues, kësaj here në plazhin e Dhërmiut

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:57
Ilustrim

Një pushuesh me origjinë nga Durrësi ka humbur jetën në plazhin e Dhërmiut, teksa uniformat e bardha po e transportonin drejt spialit në Tiranë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme dhe është njoftuar këtë të premte nga policia.

Fjala është për një 59 vjeç me inicialet D.H. Durrsaku nuk është ndjerë mirë dhe menjëherë është nisur për në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Gjatë rrugës për atje, 59 vjeçari ka pësuar një atak kardiak, duke humbur kësisoj jetën.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat