Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset çifti

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Elbasan, plagoset çifti

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:28
Aksident i rëndë në Elbasan

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, të cilët u dërguan për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe zjarrfikësit. Shkak mësohet se është bërë moti i keq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat