Shkon në 3 numri i të vdekurve në aksidentin në Gllarevë

Kronikë e zezë

Shkon në 3 numri i të vdekurve në aksidentin në Gllarevë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 17:17
Foto nga aksidenti. Në mesin e tre personave që humbën jetën, janë edhe çifti Berisha, Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha.

(E plotësuar) - Tre persona kanë mbetur në aksidentin e tmerrshëm komunikacioni që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Gllarevë, magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në mesin e tre personave që humbën jetën, janë edhe çifti Berisha, Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës, përmes rrjeteve sociale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë, Jakup Rizë Gërvalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten e tij Selvije Berisha”, ka shkruar ai, përcjellë “Bota sot”.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku tre qytetarët kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Image
Në mesin e tre personave që humbën jetën, janë edhe çifti Berisha, Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha.

Komunikata e Policisë:

Me datën 23 korrik 2018 rreth orës 14:10 në rrugën Prishtinë-Pejë, gjegjësisht në fshatin Gllarevë, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, me pasojë vdekjen e tre (3) personave dhe lëndimin e tre (3) të tjerëve.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri automjete një veturë “VW Pasat” me targa vendore, një autobus i markës “Setra” me targa vendore, dhe një veturë e markës “Jaguar” me targa te regjistrimit të Republikës së Shqipërisë.

Viktima të këtij aksidenti janë 3 shtetas të Kosovës, një (1) e gjinisë femërore dhe dy (2) të gjinisë mashkullore, një prej të cilëve kanë humbur jetën në vend të ngjarjes, viktima e dytë ka ndërruar jetë rrugës për ne ambulanten e Klinës, kurse viktima e tretë pasi që kishte lëndime të rënda trupore është dërguar me autoambulancë në QKUK Prishtinë por i njëjti ka arritur pa shenja jete, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Tre të lënduarit pas marrjes se ndihmë se parë në spitalin rajonal në Pejë lirohen për shërim të mëtutjeshëm në shtëpi.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e saj trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i veturës “VW Pasat” ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës dhe me të arritur në fshatin Gllarevë, hyn në tejkalim dhe i njëjti me pjesën e parë ballore përplaset ne autobusi cili ishte duke qarkulluar ne drejtim të Prishtinës dhe pas kësaj goditje përplaset edhe me veturës “Jaguar” i cili ishte duke qarkulluar në drejtim të Pejës.

Image

Dy të vdekur në aksidentin në Gllarevë

Në aksidentin rrugor që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, në mes të dy makinave dhe një autobusi, Policia e Kosovës ka konfirmuar se një femër dhe një mashkull kanë  vdekur në vend, ndërsa tre persona tjerë janë të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se dy persona kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Pejë, mirëpo njëri nga ta, është dërguar në Prishtinë pasi ka lëndime të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat