Pas ahengut familjar i keqësohet gjendja, vdes burri nga Obiliqi

Kronikë e zezë

Pas ahengut familjar i keqësohet gjendja, vdes burri nga Obiliqi

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Dje ka ndërruar jetë një burrë në Obiliq. Raporti i sotëm policor njofton se pas një ahengu familjar atij i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas mjekut kishte arritur në QKUK pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. “Hasan Prishtina”, Obiliq 24.07.2018 – 22:25. Është raportuar se viktimës mashkull K-shqiptar gjatë një ahengu familjar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku sipas mjekut, viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat