Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduar rëndë dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduar rëndë dy persona

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Mbrëmë, një orë pas mesnatës ka ndodhur aksident rrugor në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në fillim të urës së Novo Sellës.

Siç informuan nga MPB-ja, 53-veçari E.A nga fshati Jagoll duke drejtuar automjetin “BMW” me tabela të Austrisë, ka dalë nga rruga. Vozitësi dhe bashkudhëtarja 40-vjeçarja GJ. A kanë marr lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e Pëtgjithshëm të Gostivarit, dhe më pastaj janë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Është kryer hetimi i ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit, thonë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat