Plagoset një kamarier me tre plumba në Suharekë

Kronikë e zezë

Plagoset një kamarier me tre plumba në Suharekë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Para pak çastesh ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Siç mësohet në drejtim të një kamarieri në një kafiteri të fshatit është shtënë tri herë me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj që është një plagosje, njësitet janë nis për vendin e ngjarjes”, tha policia.

Mësohet se i plagosuri është i moshës rreth 30 vjeç. Ndërsa dorasi sipas informatave ka ikur nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat