E plagos në këmbë, tenton ta vrasë

Kronikë e zezë

E plagos në këmbë, tenton ta vrasë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Një person ka tentuar të vras një person tjetër në mesditën e djeshme në Hajvali të Prishtinës.

Rasti është raportuar në Polici dhe pasi i dyshuari mashkull kishte shtënë dhe plagosur viktimën në këmbë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka plagosur në këmbë viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është  dërguar në tretman mjekësor në QKUK-ë, kurse nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit, me një karikator dhe tre fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet  48 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat