Godet veturën e mërgimtarit me predhë plumbi dhe arratiset

Kronikë e zezë

Godet veturën e mërgimtarit me predhë plumbi dhe arratiset

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Një person i panjohur ka goditur veturën e një personi tjetër në Gjilan me predhë plumbi dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, në pasditen e djeshme.

Policia njofton se ankuesi mashkull me etni shqiptare  ka njoftuar se ka  vrenjtur se vetura e tij e llojit ‘Mercedes”, me targa të huaja, e parkuar para një lokali, ishte e goditur me një predhë plumbi në pjesën e bagazhit.

“Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe  konfiskuar një predhë kal.9 mm. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet”, njofton Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat