Shkodër, vrasje me armë zjarri tek ish-Poçeria

Kronikë e zezë

Shkodër, vrasje me armë zjarri tek ish-Poçeria

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 08:08
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person është vrarë me armë zjarri mëngjesin e së premtes (10 gusht) në Shkodër.

Viktima është identifikuar me inicialet F.L., 53 vjeç, banues në lagjen Guerile. 

Krimi ka ndodhur tek ish-poceria në unazë rreth orës 07:15.

"Janë ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen,"-raporton policia.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

 

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri tek ish-Poçeria në lagjen Kiras.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe as identiteti i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat