Theret me thikë një 34 vjeçar, shoqërohen në polici 5 persona

Kronikë e zezë

Theret me thikë një 34 vjeçar, shoqërohen në polici 5 persona

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një shtetas i Kroacisë me inicialet E.N është therur me thikë rreth orës 14:00 të së premtes në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë,

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një përleshje fizike mes disa personave.

34 vjeçari që ka marrë plagë nga arma e ftoftë është dërguar menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arritur që nga vendngjarjes të shoqëroj për në stacion policor,   pesë persona të dyshuar.

Policia njofton se aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra  në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat