Policia jep detaje për therjen me thikë të ndodhur afër ndërtesës së Qeverisë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për therjen me thikë të ndodhur afër ndërtesës së Qeverisë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 16:09
Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me rastin e therjes me thikë që ka ndodhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas policisë, sot rreth orës 14:00, policia ka marr informacionin se në rrugën “Fazli Grejçevci” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa personave.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dal të gjithë njësitet e nevojshme policore ku është konstatuar se ka të bëj me një rast lëndim trupor. E.N., 34-vjeç, shtetas i Kroacisë, ka marr plagë nga arma e ftoftë thikë, dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, kanë thënë për Indeksonline në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Lidhur me rastin në fjalë polica ka arritur të shoqëroj për në stacion policor pesë persona të dyshuar.

Aktualisht hetuesit policor te stacion Qendra në Prishtinë janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshëm policore para se rasti të procedohet në organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat