Një djalë, rreth 36 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Llozhan të Pejës. Ndërkohë dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Një person mashkull, viti i lindjes 1982 ka vdekur në fshatin Llozhan të Pejës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me policinë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, trupi i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq një prokuror po merret me rastin.