Të shtëna në ahengje, konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Të shtëna në ahengje, konfiskohen tri armë në rajonin e Mitrovicës

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit, njësitet policore në rajonin e Mitrovicës, kanë reaguar në tri lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë.

Veprimet policore ishin orientuar drejt identifikimit të lokacionit ku ishin dëgjuar të shtënat, si në Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri,  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në të tri lokacionet të konfiskohen tri armë, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

Në cilësi  të të dyshuarve  janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese tre të  dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt.

Sipas kumtesës për media, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’.

Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje dhe dasma është i sanksionuar me ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat