Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V., pasi dyshohet se ka sulmuar nënë dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V., pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmojë nënën dhe vëllain e tij, si dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.
Ai me këto veprime ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.