Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar dje pasdite në Rahovec pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.