Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar një femër të nacionalitetit egjiptian.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” ku sipas Policisë viktima kishte një kohë që bashkëjetonte me të dyshuarin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.