Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që fillimisht i është gjetur 0.1 gramë substancë e dyshuar narkotike-kokainë.
Policia ka vazhduar kontrollin në banesën e tij, ku ka gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 1 kg dhe 88.3 gramë, një peshore elektronike, dhe dy telefona celular.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.