Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në Podujevë për shtënie me armë zjarri në aheng familjar. Ky është rasti i dytë në Podujevë brenda dy dite.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri, nga i njëjti si dëshmi është konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.