Vdes shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri

Kronikë e zezë

Vdes shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 00:27
Ramadan Haziri

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur shkrimtari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Haziri.

Ai ishte i burgosur politik dhe autor i shumë veprave publicistike dhe letrare.

Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Ai mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në UP.

Punoi një kohë si mësimdhënës në Ferizaj dhe Kaçanik.

Haziri u dënua me 12 vjet burg, prej të cilëve i mbajti gjashtë.

Ramadan Haziri startoi me publicistikë:(“Arti i atdhedashurisë”, Tiranë, 1999) Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin “Vrasësit e dashurisë” mori çmimin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat