Aksident i rëndë tek "Ura Vajgurore", lëndohen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë tek "Ura Vajgurore", lëndohen 5 persona

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:53
Pamje nga aksidenti

Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek vendi i quajtur ish-SMT-ja.

Policia lokale sqaron se një automjet tip Huyndai me targa greke me drejtues personin J.P, 37 vjeç është përplasur me një automjet tip Benz me drejtues B.T, 53 vjeç.

Nga përplasja, janë dëmtuar 37-vjecari J.P dhe tre pasagjerët në makinen e tij si dhe drejtuesi i mjetit tip Benz, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Drejtuesi i mjetit tip Huyndai, J.P, do transportohet në Spitalin e Traumës Tiranë pasi është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat