Kushërinjtë rrihen për pronë

Kronikë e zezë

Kushërinjtë rrihen për pronë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në fshatin Barilevë ka arrestuar shtatë persona, kushërinj mes vete.

Sipas Policisë të njëjtit janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një prone.

Njëri nga persona ka përdorur edhe armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndaj të cilit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri me një karikator me dy fishekë.  Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar lirohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat