Sekuestrohen tri revole në fshatin Trudë të Prishtinës

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tri revole në fshatin Trudë të Prishtinës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli rutinor në fshatin Trude ka konfiskuar tri armë zjarri, ndërkohë që është arrestuar edhe një person.

Gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur tri revole, tre karikatorë si dhe 10 fishekë të llojeve të ndryshme.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar  S. Sh.,  mashkull, 65-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndaj të cilit është  iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, që nga 1 janari i vitit 2018 deri më 1 shtator, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 309 armë, 2.921municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 264 raste mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat