Rrihen kunatat me njëra-tjetrën

Kronikë e zezë

Rrihen kunatat me njëra-tjetrën

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:09
Ilustrim

Fillimisht kanë qenë dy kunata që janë “përleshur”, midis tyre. Nga kjo përleshje, duket se vetëm njëra ka dalë fituese. Por ajo “nuk e ka shijuar” fitoren sepse ka qenë vjehrri i saj, i cili ka dhunuar fizikisht nusen e djalit.

Kjo me sa duket nuk është “kapërdirë” nga vajza, e cila ka lajmëruar babanë e saj, njëherazi, krushku i vjehrrit, prej të cilit ajo u rrah. Nga ana e tij, babai i vajzës ka rrahur krushkun, që dhunoi vajzën e tij.

Në këto rrethana, Policia e Shijakut, duke konfirmuar zyrtarisht këtë ngjarje, mësohet se ka plotësuar kërkesë paditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm ndaj tre personave të dhunuar nga njëri-tjetri.

Komisariati i Policisë Shijak:

Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.
Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.
Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak. Neni 130/a  i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat