12-vjeçarja hidhet nga kati i dytë

Kronikë e zezë

12-vjeçarja hidhet nga kati i dytë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 08:05
Ilustrim

Një 12-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i pallatit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Policia Vendore bën me dije se vajza ndodhet në spitalin e Elbasanit dhe është në gjendje të rendë. Ende nuk kanë dal shkaqet e ngjarje.

Komisariati i Policisë Elbasan:

Më datë 11. 09. 2018 në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është vetëhedhur nga kati 2 i pallatit shtetësia E. D., vjeç 12, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital Elbasan, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vlerësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat