Pronari i bastores kapet me revole

Kronikë e zezë

Pronari i bastores kapet me revole

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 08:33
Ilustrim

Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambientet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: L.Ç, 46 vjeç, banues në Pogradec.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse”, ka njoftuar policia shqiptare.

Sipas njoftimit materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat