Policia ndalon shoferin e dehur, i gjenden 70 mijë euro

Kronikë e zezë

Policia ndalon shoferin e dehur, i gjenden 70 mijë euro

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 19:26
Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Një person është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia i ka gjetur edhe një vlerë të konsiderueshme prej 70 mijë eurosh.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi, Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur. Sipas policisë, shumë e parave e gjetur në automjet dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Shtetasi Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat