Pejë, gjenden dy persona të vdekur

Kronikë e zezë

Pejë, gjenden dy persona të vdekur

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në regjionin e Pejës. Në fshatin Qyshk, siç njofton Policia është gjetur një person i vdekur. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Në fshatin Qyshk është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Rasti tjetër siç bën të ditur policia ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, ku afër vendit të quajtur ura e lumit Shushicë është gjetur pa shenja jete një person i panjohur.

“Afër urës së lumit Shushicë është gjetur një turp i pa jetë i një mashkulli të panjohur. Trupin e pa jetë të viktimës e ka marr mjekësia ligjore. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat