Ky është personi që dyshohet të jetë vrarë dje në Pejë

Kronikë e zezë

Ky është personi që dyshohet të jetë vrarë dje në Pejë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 06:23
Kenan Sadria

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një vrasje ka ndodhur në komunën e Pejës.

Vrasja u bë saktësisht në afërsi të stacionit të trenit.

Media raportoi lidhur me incidentin përderisa konfirmimi më vonë u bë edhe nga vetë Policia e Rajonit të Pejës.

Mediat bëjnë të ditur se  personi i vrarë është Kenan Sadria, nga komuniteti rom.

Sipas po të njëjtave burime, Sadria ishte marrë me  një biznes të tij, pra ishte pronar i një mishtoreje në Pejë.

Në vendin e ngjarjes janë parë disa vetura përderisa me të marrë informatën aty kanë arritur edhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat