Rrihen mes vete, sulmojnë edhe Policinë

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete, sulmojnë edhe Policinë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:05
Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në Viti pasi që të njëjtit ishin rrahur mes vete.

Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan dhe është nën përkujdesje policore, po ashtu lëndime të lehta ka pësuar edhe një zyrtar policor.

Njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar edhe veturën zyrtare të Policisë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një shkop druri, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat