Në Laç plas kallashi pas sherrit banal, tre persona shkojnë me urgjencë në spitalin e Tiranës - Bota Sot
Në Laç plas kallashi pas sherrit banal, tre persona shkojnë me urgjencë në spitalin e Tiranës

Kronikë e zezë

E martë, 23 tetor 2018

Në Laç plas kallashi pas sherrit banal, tre persona shkojnë me urgjencë në spitalin e Tiranës

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:12
Ilustrim

Policia ka zbardhur sherrin e ndodhur në qytetin e Laçit, aty ku shtetasi Gegë Gegaj pas një sherri me tre persona të tjerë, ka marrë armën automatike dhe ka qëlluar mbi ta.

Për pasojë Erlin, Gazmend e Islam Shaploci kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e traumës në Tiranë, pasi gjëndja e tyre shëndetësore ka kërkuar ndihmë më të specializuar.

Policia sqaron gjithashtu se dhe autori Gegë Gegaj është në spital pasi ka marrë disa lëndime. Autoritetet e kanë arrestuar në spital agresorin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar shtetasi G.G.ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I.Sh., B.Sh. dhe G.Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe shtetasi G.G., pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test