Një kanosje ka ndodhur dje në Pejë, ku një femër ka raportuar se derisa me veturë po shkonte në punë bashkë me bashkëshortin e saj pas një mosmarrëveshje në trafik është kanosur nga i dyshuari.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë ku i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë arrestimit ka kanosur edhe zyrtarin policor në detyrë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt.