Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në hyrje të spitalit

Kronikë e zezë

Vlorë, 50-vjeçari gjendet i pajetë në hyrje të spitalit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:15
Ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtetasin Flamur Velaj rreth 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari është lënë në urgjencës e spitalit nga një automjet. Ndërkohë viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat