Aksident në Mallakastër, ndërron jetë 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në Mallakastër, ndërron jetë 27-vjeçari

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:53
Pamje nga aksidenti

Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:15, një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Shtetasi me iniciale P.Z., banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip Opel ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe 31-vjeçari me iniciale A.Z., pasagjer në mjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat