Vdekja e 24 vjeçarit, arrestohet administratori i firmës dhe dy të tjerë

Kronikë e zezë

Vdekja e 24 vjeçarit, arrestohet administratori i firmës dhe dy të tjerë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar humbi jetën gjatë jë aksidenti në punë. Por policia e Librazhdit përmes një informacioni zyrtar por të rezervuar informon se janë arrestuar administratori i firmës së ndërtimit, drejtuesi teknik dhe një punëtor.

Të arrestuarit janë Kostandin Capo, 41 vjeç,  banues në fshatin Bahçallek Pogradec, Fatmir  Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor), dhe Veledin Memelli, 66 vjeç,  banues në Korçë.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  më datë 17.09.2018, në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec," informoi policia e Librazhdit

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat