Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara,  me datën 18 shtator   në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy  të dyshuarit: F. H., 17 vjeç,  dhe N. A. 40  vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ku kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.

Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar, një (telefon mobil  dhe një tablet) të  cilat pas procedurave verifikuese u janë kthyer pronarëve.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit F. H., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari  tjetër  është liruar për në procedim të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat