Tenton të hyjë në Kosovë me dy çanta marihuanë

Kronikë e zezë

Tenton të hyjë në Kosovë me dy çanta marihuanë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Patrulla policore gjatë patrullimit në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri, ka vërejtur disa persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë.

Sipas Policisë, me të vërejtur policinë, të dyshuarit kanë ikur duke lenë në vendin e ngjarjes dy çanta të mëdha në të cilat kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, të cilat janë  konfiskuar dhe sjellë në SPMK Vërmicë.

Është njoftua njësiti i Antidrogës. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Po ashtu, në pikën kufitare në Vërmicë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të autobusit  të linjës Tiranë-Tropojë transit nëpër Kosovë, në ulësen ku kishte qenë ulur i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Gjithashtu tek i dyshuari në fjalë janë gjetur 20 pako (rizëll) që përdoren për mbështjelljen e substancave narkotike. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pasintervistimit lirohet rasti në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat