Katër ditë pasi u deklarua i humbur, është gjetur i pajetë 27-vjeçari, i cili ndodhej për pushime me bashkëshorten e tij në Havai.
Ai ishte një ushtarak i Marinës në Maryland dhe ndodhej për muaj mjalti me gruan e tij. Si fillimi riu është zhdukur pas një ecjeje dhe pas 4 ditësh është gjetur i vdekur.
Stephen Kramar, 27 vjeç, u largua nga vendpushimi në Kaunakakai, Molokai ku po qëndronte me gruan e tij të re, Jeffanie Kramar, por nuk u kthye më nga ekspedita.
Trupi i të riut u gjet rreth gjysmë milje larg nga vendpushimi, ditën kur të porsamartuarit kishin vendosur të largoheshin nga ishulli për të shkuar në shtëpi në Potomac.
Hetuesit thonë se janë ende të paqarta rrethanat që çuan në vdekjen e tij.